Osmani pritet nga Orbani në Budapest

E publikuar: 07/11/2024 11:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar kryeministrin hungarez, Viktor Orban për mikpritje.

E para e vendit ndodhet në Budapest në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë samit, Osmani bashkë me liderët e tjerë do të diskutojnë mbi sfidat e sigurisë në Evropë, të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, përshkallëzimin e krizës në Lindjen e Mesme, sfidat e migracionit dhe ato ekonomike.

“Presidentja Osmani do të marrë pjesë në dy sesionet plenare të EPC-së, si dhe do të mbajë dy fjalime, njërin në seancë plenare dhe tjetrin në tryezën punuese për sigurinë ekonomike. Në kuadër të Samitit, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të tjerë evropianë”.

“Gjatë qëndrimit në Budapest, Presidentja Osmani pritet të zhvillojë një takim edhe me mërgatën shqiptare në Hungarisë Komuniteti Politik Evropian është një platformë për liderët evropianë për të diskutuar çështjet kyçe me të cilat përballet kontinenti, nga siguria dhe migrimi te stabiliteti ekonomik dhe mjedisi. E nisur në vitin 2022, EPC-ja synon të forcojë lidhjet politike dhe ekonomike në të gjithë Evropën, të ofrojë zgjidhje për sfidat e përbashkëta dhe ta thellojë bashkëpunimin midis vendeve të BE-së dhe jashtë saj”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.