Osmani pritet nga Amherd dhe Zelensky në Samitin e Paqes: Jemi këtu për të mbështetur lirinë e Ukrainës

E publikuar: 15/06/2024 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vjosa Osmani dhe Volodymyr Zelensky

Vjosa Osmani dhe Volodymyr Zelensky

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar pamje nga pritja që iu bë në Samitin e Paqes për Ukrainën nga Presidentja e Zvicrës, Viola Amherd dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Përmes një postimi në rrjetin social, X, Osmani potencoi se në Samitin e Paqes po mblidhen për të shprehur ripërkushtimin në mbështetje të lirisë së Ukrainës.

“Në Zvicër, me Presidenten zvicerane Viola Amherd, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderë të tjerë nga e gjithë bota. Jemi këtu për të ripërkushtuar mbështetjen tonë për lirinë e Ukrainës”, shkroi Osmani në X.

Samiti i nivelit të lartë, që po mbahet në Burgenstock, afër Lucernit, ka mbledhur liderët botërorë për të diskutuar rëndësinë dhe mënyrat e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën.