Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret që kryeministri Albin Kurti ta ketë të gatshëm një draft të Asociacionit që ta prezantonte në takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Ekonomia Online.
Kjo ngase sipas saj, variantit i ekipin menaxhues të Vuçiqit, siç e quan ajo, mund të mos jetë në bazë të Kushtetutës.
Duke komentuar takimin e së martës në mbrëmje ajo shtoi se Kurtit e Vuçiqit të diskutohet për të pagjeturit.
Osmani tha se diskutimi për këtë çështje është i rëndësishëm, pasi do ta detyrojë Serbinë t’i hap arkivat mijëra të të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Pritjet e mia si presidente, është që Republika e Kosovës ta ketë draftin e saj sepse nuk guxojmë që të lejojmë që drafti i të ashtuquajturës ekipi menaxhues që në realitet është draft i Vuçiqit, të bëhet bazë e negociatave, pra ta kemi draftin tonë që është në bazë të Kushtetutës”, tha Osmani.
“Çështja e të zhdukurve me dhunë është pika e parë e agjendës nga ajo që është prezantuar nga ana e ndërmjetësve të Bashkimit Evropian. Ky është një hap i rëndësishëm në procesin e dialogut me Serbinë sepse do ta detyrojë Serbinë që t’i hap arkivat, aty ku gjinden edhe arkivat e qindra mijëra të luftës së fundit në Kosovë. Natyrisht kemi shumë dyshime në atë se çfarë do të zbatojë Serbia, megjithatë shpresojmë që pas nënshkrimit të kësaj deklarate të përbashkët nëse nuk bllokohet nga ana e Serbisë, do të përfundojë sot”.