Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin ka folur për situatën politike në vend.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se Osmani e ka informuar Orav për takimin e nesërm me liderët e partive për dalje nga ngërçi institucional, si dhe vizitën e Kryesuesit të Këshillit të BE’së, Antonio Costa.
“Gjatë takimit, u diskutua edhe për vizitat e rëndësishme të drejtuesve të lartë të Bashkimit Evropian në Kosovë, duke përfshirë vizitën e sotme të kryesuesit të Këshillit të BE-së, z. António Costa, si një sinjal i fuqishëm i mbështetjes së BE-së për integrimin evropian të Kosovës”, thuhet në njoftim.
















