Osmani pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë

E publikuar: 06/09/2024 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.

Gjatë ditës, Fidan u takua edhe me homologen e tij, Donika Gërvallën, ndërsa pas takimit me presidenten, ai do të pritet edhe nga kryeministri Albin Kurti.