Osmani pret në takim Lajçakun

E publikuar: 30/01/2024 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të martën Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, raporton Ekonomia Online.

Lajçak për disa minuta u detyrua që të pres në shkallë, derisa u përgatit presidentja Osmani.

Mediat në këtë takim janë lejuar që të marrin pamje vetëm ne fillim të takimit.

Po ashtu gjatë ditës Miroslav Lajçak, do të pritet në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak të hënën ka qëndruar edhe në Serbi, ku ka zhvilluar takim me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.