Osmani pret në takim Howenierin, flasin për “rëndësinë e koordinimit të Kosovës me SHBA-në”
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Përmes një njoftimi për media nga Presidenca kanë bërë të ditur se, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit dhe bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve.
“Në takim me ambasadorin Hovenier, Presidentja Osmani ka biseduar për zhvillimet e fundit, bashkëpunimin bilateral dhe rëndësinë e vazhdimësisë së koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.