Osmani pret në takim ambasadorin francez, Olivier Guerot

E publikuar: 15/09/2025 18:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, z. Olivier Guerot.

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, rëndësia e funksionalizimit të plotë të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës në pajtim me

Kushtetutën, si dhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës, transmeton KosovaPress.

Në prag të Samitit të liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë, Presidentja Osmani dhe ambasadori Guerot diskutuan për takimet që pritet të zhvillohen gjatë samitit, si dhe për koordinimin lidhur me një sërë çështjesh që do të trajtohen aty.

Tutje, Osmani ritheksoi përkushtimin e saj për forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, me theks të veçantë në fushën e sigurisë.