Osmani pret Hovenierin në Presidencë, temë diskutimi dialogu Kosovë-Serbi

E publikuar: 09/02/2023 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier. Në njoftimin e Presidencës, bëhet e ditur se temë diskutimi ka qenë dialogu dhe koordinimi në mes të SHBA-së dhe Kosovës.

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

“Tutje, Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier kanë folur edhe për aktivitetet për 15 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovë, si dhe aktivitete të tjera të përbashkëta.”, përfundon komunikata.

Ndryshe, sot është mbajtur takimi joformal i ambasadorit të ShBA-së, Jeffrey Hovenier, me pjesëmarrësit të cilët në një takim të mbajtur më 31 janar nga Ambasada e ShBA-së kanë biseduar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.