Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Osmani në takim me të ka biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dy shteteve, ndërsa ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Republikës që raportet bilaterale dhe bashkëpunimi në arenën ndërkombëtare të intensifikohen edhe më tej.
Temë në këtë takim ka qenë edhe tërmeti që goditi Turqinë javën e kaluar ku dhe ka theksuar se populli i Kosovës vazhdon të solidarizohet me popullin turk në këtë kohë sfiduese.
Ndër të tjera, ambasadori Angılı ritheksoi mbështetjen e palëkundur të Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare.