Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar Smajl Hajdarajn në 21 vjetorin e vrasjes.
Osmani thotë se Hajdaraj do të mbetet hero i Kosovës dhe udhërrëfyes për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.
“21-vjet pa deputetin e Kuvendit të Kosovës, aktivistin dhe komandantin e UÇK-së për rajonin e Rugovës, luftëtarin e lirisë, Smajl Hajdarajn. Kujtimi për patriotin dhe luftëtarin e pathyeshëm do të mbetet i përjetshëm, ndërkaq e vazhdueshme duhet do të jetë përpjekja për t`i sjellë autorët e krimit para drejtësisë”.
“Heroi i Kosovës do të mbetet udhërrëfyes për brezat e tashëm dhe të ardhshëm!” ka thënë Osmani.