Osmani për zjarret në Shqipëri, Maqedoni e Greqi: Kosova qëndron gati për të ndihmuar miqtë

E publikuar: 10/08/2021 17:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur përkrahjen e vendit tonë për vendet në rajon, të cilat janë përfshirë nga zjarret ditët e fundit.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani tha se pamjet nga Shqiperia, Maqedonia dhe Greqia janë zemërthyese.

“Ndërsa zjarret e egra vazhdojnë të përhapen në të gjithë rajonin, imazhet nga Shqiperia, Maqedonia, Greqia janë zemërthyese”, shkruan ndër të tjera ajo.

“Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur. Kosova qëndron gati për të ndihmuar miqtë dhe partnerët tanë”, shkruan presidentja.

Më tej, ajo rikujtoi se zjarrfikësit dhe trupat e FSK-së mbrëmë u vendosën në Shqipëri për të ndihmuar në luftimin e zjarreve.