Sot më 2 maj, shënohet 25 vjetori i Masakrës së Studimës, ku forcat serbe vranë 116 civilë të këtij fshati të komunës së Vushtrrisë.
Në akademinë përkujtimore nën patronatin e kryetarit Ferit Idrizi, foli edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Osmani tha se si komb dhe si shtet ende duhet të përballemi me plagë të hapura dhe të pashërueshme.
Ajo theksoi se historitë e masakrave janë dëshmi e fuqishme Kosova ishte viktima dhe jo agresori.
“Serbia shoviniste ishte agresori, se Serbia kreu krimet, ndërkaq Kosova mbronte vetveten”, tha Osmani.
E para e vendit shtoi se kjo e vërtetë do të mbrohet kurdo dhe kudo.
“Ngase lufta jone çlirimtare ishte luftë për liri, për mbrojtjen e të drejtës së dinjitetit tonë, për mbrojtjen e shtëpisë sonë njësoj sikur bëri secili dëshmor, hero, secili luftëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me komandantin legjendar Adem Jashari”, tha theksoi ajo.
*Klikoni KËTU