Osmani për marrëveshjen për energjinë: E një rëndësie vendimtare, zbatimi hap kyç

E publikuar: 21/06/2022 19:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar arritjen e marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë të arritur sot me Kosovës e Serbisë.

E para e shtetit tha se kjo marrëveshje është e një rëndësie vendimtare, ndërsa zbatimi është hapi kyç tutje.

“Si gjithmonë, Kosova ka treguar të jetë konstruktive dhe e angazhuar në mënyrë aktive në këtë proces”, ka shkruar Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se sot, në Bruksel është nënshkruar marrëveshja për udhërrëfyesin e energjisë që i hap rrugë faturimit të energjisë elektrike në veri të vendit.