Presidentja Vjosa Osmani, gjatë daljes televizive sonte, në T7, ka folur edhe për raportin me kryeministrin Albin Kurtin përgjatë viteve në “bashkëqeverisje” të Republikës së Kosovës.
Ndër të tjera, Osmani theksoi edhe “mbrojtjen” që ajo thotë se i ka bërë Kurtit.
“Unë e kam mbrojtur kryeministrin Kurti kur të gjithë donin ta rrëzonin, por ai më rrëzoi mua kur të gjithë më kërkonin si Presidente. E kam mbrojtur edhe në momente të rënda si marsi 2020, edhe sfida të shumta gjatë këtyre 5 viteve. Kur të gjithë donin ta rrëzonin unë dilja ta mbroja, kur populli më kërkonte ai e bëri të kundërtën. Bashkëpunimi ynë ka qenë garanca e një mandati tjetër të Qeverisë, ata nuk e duan, juu uroj suksese ta zgjedhin Presidentin e ri.” – ka thënë Osmani.
Në lidhje me mundësinë për të kandiduar përsëri për Presidente, Osmani e ka parë pak a shumë si të pamundur.
“Unë nuk mund të kërkoj mbështetje nga partitë opozitare kur nuk e kam mbështetjen e partisë më të madhe shumë para dekretit.” – ka shtuar ajo.



















