Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur edhe për iniciativa franko-gjermane ka për synim që ta intensifikojë dialogun Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online.
Osmani e ka mohuar qarkullimin e një “drafti gjerman” për Asociacionin. Ajo tha se ai është fake news dhe asnjëherë nuk iu është dorëzuar institucioneve të Kosovës.
Madje sipas saj, nuk do të ketë Asociacion i cili do të bije ndesh me Kushtetutën, duke shtuar se kërkesa e partnerëve ndërkombëtarë nuk është kusht për themelimin e Asociacionit.
“Sa i përket iniciativës franko-gjermane, ka për qëllim intensifikimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ketë takime në javën e ardhshme ku ekipi i Macron e Shcholz do të sqarojnë në detaje”.
“Deri tani që qëllimi i partnerëve tanë është i mirë dhe që procesi të përfundojë sa më parë, dhe askush nuk ka kërkuar që të largohet njohja reciproke dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që të preket integriteti territorial dhe sovraniteti”, tha ajo.
“Është fake news që iu është adresuar institucioneve të Kosovës. Me sekretarin Blinken na është thënë se nuk do të kërkohet diçka që është kundër kushtetutës së Kosovës”.
Tutje Osmani ka thënë se kërkesa e ShBA-së është që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën.
Ajo ka thënë se krahas kësaj, çdo marrëveshje që nuk është në frymën Kushtetuese nuk do ta nënshkruajë, raporton EO.
“Presidenca vetëm dekreton marrëveshjet ndërkombëtare. Ajo që mund ta rikonfirmoj është se do të nënshkruaj vetëm marrëveshje që janë në përputhje me Gjykatën Kushtetuese”, tha tutje Osmani.