Presidentja Vjosa Osmani ka organizuar pritje me rastin e largimit të saj nga detyra dhe ndër të ftuarat ishte edhe shefja në Detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova.
Në një postim të zyrës së BE-së në Kosovë, theksohet se Palatova pati nderin të merrte pjesë sot në pritjen e Presidentes Vjosa Osmani dhe ta falënderonte atë për bashkëpunimin e saj gjatë viteve.
“Si partneri më i besueshëm i Kosovës, BE mbetet i përkushtuar për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj të integrimit në BE”, tha Palatova.
Postimi i plotë:

















