Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar Emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak në Nju Jork, takim ky për të cilin sllovaku njoftuar më herët.
Osmani ka thënë se me diplomatin sllovak kanë biseduar për angazhimin e vazhduar në procesin e dialogut të përqëndruar në njohje reciproke, raporton Gazeta Express.
U takova me Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak në New York. Diskutuam zhvillimet e fundit në dialog dhe shpreha angazhimin tonë të vazhduar për këtë proces të përqëndruar në njohje reciproke”, ka thënë Osmani.