Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zhvillimet në dialogun me Serbinë.
“Në këtë drejtim, presidentja Osmani ritheksoi rëndësinë e largimit të masave për të krijuar një situatë e barabartë në tryezën e dialogut,” shkruhet në njoftim.
“Në prag të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, presidentja përcolli urimet më të mira për popullin amerikan, duke rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e vazhdueshëm të aleancës me Shtetet e Bashkuara.”