Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar.
Takimi i Osmanit me Musarin u zhvillua në margjina të Samitit Ukrainë – Evropa Juglindore, që po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë.
Përveç me Musarin, e para e shtetit takim dypalësh zhvilloi edhe me homologun e saj kroat, Andrej Plenkoviq.