Osmani në Forumin e Alpbach’ut, kjo është tema për të cilën diskutoi atje

E publikuar: 27/08/2023 20:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, thotë se integrimi evropian është e vetmja rrugë për Kosovën.

Këtë deklaratë e ka dhënë teksa ka njoftuar për pjesëmarrjen e saj në Forumin Evropian Alpbach.

“Zgjerimi i Bashkimit Evropian me shtetet demokratike të Ballkanit Perëndimor, mbrojtja e parimeve dhe vlerave të të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë, si dhe unifikimi në luftimin e autokracive e tiranive, janë tiparet që e bëjnë një Evropë të guximshme”, shkruan ajo.

Ndërsa tema e forumit është “një Evropë e guximshme”.