Osmani: Mohuesit e gjenocidit nuk mund të shndërrohen asnjëherë në faktorë të paqes

E publikuar: 11/07/2023 13:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se  gjenocidi i Srebrenicës nuk do të harrohet kurrë.

“8372 jetë të pafajshme! 8372 nëna të Srebrenicës që edhe sot kërkojnë drejtësi për bijtë e tyre!”, shkroi Osmani në Facebook.

E para e shtetit tha se mohuesit e gjenocidit nuk mund të shndërrohen asnjëherë në faktorë të paqes.

“Një regjim, që edhe sot e mohon gjenocidin në Srebrenicë e kudo në Bosnjë e Hercegovinë, sikurse e mohon edhe gjenocidin në Kosovë. Po i njëjti regjim që avokonte për gjenocidin atëherë e që i sulmon Kosovën e Bosnje-Hercegovinën edhe sot”, u shpreh tutje ajo.

“Kujtim i përhershëm për të gjitha viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit!”, përfundoi Osmani.