Osmani merr iniciativën për ta bërë ligjin që e kërkoi Kushtetuesja, Enver Hasani caktohet për ta shkruar

E publikuar: 15/04/2020 18:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani e përkrahur nga deputetë të Kuvendit të Kosovës e ka proceduar nismën legjislative për Projektligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Kosovës.

Kjo nismë vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që specifikon rolin e Kuvendit në ndërmarrjen e masave të duhura për të siguruar që kufizimet e nevojshme të të drejtave dhe lirive themelore më qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, janë bërë në pajtueshmëri me Kushtetutën.

Sipas njoftimit për media, në hartimin e këtij drafti të projektligjit është i angazhuar pro-bono edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Në njoftim është bërë e ditur se projektligji do të trajtohet sipas procedurave të parapara me Rregulloren e Kuvendit.