Osmani: Me ndihmën e ShBA-së dy kosovarë janë evakuuar nga Afganistani

E publikuar: 17/08/2021 15:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se me ndihmën e SHBA-së dhe shteteve evropiane dy qytetarë të Kosovës janë evakuuar në Afganistan dhe do të kthehen në Kosovë së shpejti.

Osmani ka shkruar se Zyra e Presidencës dhe Ministria e Punëve të Jashtme janë duke punuar për evakuimin e sigurtë të shtetasve kosovarë që gjenden në Afganistan.

“Tash e disa kohë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe zyra ime kanë punuar për të siguruar evakuim të sigurt të qytetarëve të Kosovës nga Kabuli. Me asistimin nga ShBA-ja dhe shtetet evropiane, dy nga qytetarët tanë janë evakuuar në një shtet të sigurt dhe do të kthehen së shpejti në shtëpi. Numri i kontaktit për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë nevojë për informata për kthim nga Afganistani është: +383 (0) 45 492 316”, ka shkruar ajo.