Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Enrico Barduani.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga KFOR-i.
Gjatë takimit është bërë e ditur përmes komunikatës se kanë shkëmbyer pikëpamje mbi situatën aktuale në Kosovës.
‘’Gjeneralmajor Enrico Barduani, komandanti i Forcës së Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO, ka takuar sot në Prishtinë znj. Vjosa Osmani-Sadriu.Ata shkëmbyen mendime për situatën aktuale dhe për bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë.”
Po ashtu është bërë e ditur se Gjeneralmajor Barduani përsëriti përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për një Kosovë paqësore dhe stabile përmes zbatimit të mandatit të tij të gjatë të OKB-së.