Osmani: Mbi gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i veprimeve gjenocidale të Millosheviqit

E publikuar: 21/06/2024 08:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të refugjatëve ka kujtuar vuajtjet e popullit të Kosovës gjatë luftës së fundit.

Ajo u shpreh se mbi gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i veprimeve gjenocidale të Millosheviqit.

“Populli i Kosovës e kupton vuajtjen dhe sakrificën e thellë të refugjatëve në mbarë botën”, tha Osmani.