Osmani – Lutfi Hazirit: Ti dhe Thaçi jeni mashtrues dhe të pafytyrë

E publikuar: 11/09/2018 23:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të partisë së saj, Lutfi Haziri, pasi ai e kritikoi ashpër atë për një vizite që ajo realizoi sot në Boletin, në veriun e Kosovës.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Haziri i është referuar Osmanit si “nuse të Preshevës”.

Ai e ka akuzuar kolegen e tij partiake se “po shet men te Boletini i Kosovës, tue harrue vendlindjen e kolosit të Karadakut që sot gjendet në Serbi”.

Në kundërpërgjigjen e saj, nëpërmjet Facebook’ut, Osmani i ka thënë Hazirit se “para se të jem nuse e Preshevës, unë jam bijë e Mitrovicës”.

“Atyre që i bëjnë argat idesë së ndarjes do u thosha marre ju koftë, por kurrë në jetën e tyre s’kanë pasur as marre e as fytyrë”, është shprehur ajo.

“Askush ska çka quditet nga qëndrimet e mia, sepse ato janë qëndrime të LDK-së, të mbrojtjes së integritetit territorial, kushtetutës e deklaratës së pavarësisë dhe paqes dhe sigurisë në rajon, e të vulosura në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka thënë Osmani.

“Keto qendrime nuk janë vetëm të miat, Armend Zemajt e Haxhi Avdylit, por janë të Kryesisë së LDK-së, degëve të LDK-së dhe gjithë Grupit Parlamentar të LDK-së. Por mbi të gjitha janë qëndrime që mbrojnë shqiptarët e Luginës nga gënjeshtrat e mashtrimet tuaja e të Hashimit”, është shprehur deputetja e LDK’së.

“Qytetarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit nuk përbijnë më dot kurthe që ju dhe Thaçi ua servoni, nuk lejojnë që dinjiteti i tyre të përdoret për perfitime tuajat elektorale”, përfundon shkrimi i Osmanit. /Express/