Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se aty ka individë që vazhdimisht kanë kryer akte terroriste dhe agresioni, si dhe kanë cënuar rendin kushteutes të Kosovës.
Nga Presidenca kanë thënë se KQZ vendos në mënyrë të pavarur.
Sipas Osmanit, çdo vendim i këtij institucioni duhet të respektohet.
“Lista Serbe është organizatë, e cila në radhët e veta ka individë të cilët vazhdimisht kanë kryer akte terroriste, akte agresioni, si dhe kanë cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është një institucion i pavarur kushtetues, i cili vendosë në mënyrë të pavarur. Çdo vendim i nxjerrë nga KQZ-ja, duhet të respektohet, si pjesë e përkushtimit ndaj sundimit të ligjit dhe ruajtjes së integritetit institucional”, thuhet në përgjigjen e Presidencës për Reporteri.net.
Të hënën, në mbledhjen e KQZ-së, Lista Serbe nuk u certifikua.
Lidhur me këtë pati reagime të shumta nga faktori ndërkombëtar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shprehën të shqetësuara për moscertifikimin e Listës Serbe.