Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu (FB)
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Liri Muqollin, vajzën 6 muajshe nga Pokleku e cila bashkë me 53 anëtarë të familjes së saj ishte vrarë nga forcat serbe.
Osmani, ka thënë se kushdo që thotë se në Kosovë nuk është kryer gjenocid le të shkojë në Poklek, raporton Ekonomia Online.
“Liri Muqolli ishte 6 muajshe kur së bashku me 53 anëtarë të familjes, kryesisht fëmijë e gra, u ekzekutuan, u dogjën njëherë, pastaj u dogjën sërish. Kushdo që thotë që në Kosovë nuk është kryer gjenocid, le të shkojë në Poklek”, ka thënë Osmani.