24-vjet më parë, “Lagjja e Kovaçëve” në Mitrovicë ka përjetuar ditën e tmerrshme, kur forcat paramilitare serbe masakruan 31 banorë të kësaj lagjeje.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë, u masakruan në lagjen e tyre, andaj sipas saj, do të kujtohen përherë.
“Bashkë me kujtimin për ta nuk do të ndalojë asnjëherë as përpjekja për vënien e autorëve para drejtësisë”.
“Qoftë i paharrueshëm kujtimi për 31 të masakruarit në ‘Lagjen e Kovaçëve’”.