Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka adresuar një sërë kritikash për sistemin e drejtësisë për siç tha në dështimin e trajtimit të rasteve të dhunimit dhe krimit të organizuar.
Duke përmendur rastet e dhunimit të fëmijëve, Osmani tha se shumë raste kanë mbetur pa u trajtuar.
Në “Javën për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, të organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, e para e shtetit ka kërkuar forcim të sistemit të drejtësisë.
“Siç jeni në dijeni, gjatë muajve të kaluara vendi jonë u trondit nga ngjarjet e krimeve seksuale, e që ishin shumica prej tyre ishin fëmijë. Më rëndë e bëjnë edhe mosreagimi i institucioneve të drejtësisë, prandaj jam këtu që të bëjë thirrje kundër integritetit seksual”.
“Kam adresuar pikërisht dështimin nga institucionet gjegjëse. Në takimet tona, kemi adresuar të metat tona të drejtësisë dhe për të forcuar luftimin e krimit dhe trajtimin e viktimave të krimit”, tha Osmani