Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu (FB)
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se duhet të hiqen masat ndaj Kosovës, dhe se duhet të vendet t’i jepet statuti kandidat për anëtarësim në BE.
Ajo këto kërkesa i parashtroi në organizimin që sot u bë nga Ambasada e Hungarisë në shënimin e fillimit të presidencës hungareze të Këshillit të BE-së për gjysmën e dytë të këtij viti.
Është një nder i vërtetë që këtu t’iu bashkohem këtu për të shënuar këtë rast të rëndësishëm për Hungarinë. Hungaria, poashtu këtë vit e ka përvjetorin e 20-të të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në emër të të gjithë neve në Republikën e Kosovës urime dhe më të mirat”.
“Kosova qëndron e gatshme të punojë dhe e mbështetë Hungarinë në adresimin e sfidave të përbashkëta, dhe të punojmë për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Vendosmëria jonë për t’iu bashkuar BE-së mbetet e palëkundur dhe ka ardhur koha për hapa konkretë përpara”.Është ndërtimi i një Evrope të bazuar në parimin e barazisë, drejtësisë dhe të drejtave të njeriut, kështu që le të jenë këto parime udhëzuese me shpresën që Hungaria të udhëheqë BE-në, me hapa konkretë duke i ofruar Kosovës statusin e kandidatit të merituar prej kohësh. Si dhe duke hequr urgjentisht masat që po dëmtojnë mirëqenien e qytetarëve tanë”, ka thënë Osmani./EO