Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot në Washington Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan.
Osmani ka shkruar se në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., takoi Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan, me të cilin ritheksuan përkushtimin e tyre për thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
“Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë”, ka thënë Vjosa Osmani.
Ajo më tej ka shkruar se “Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të në vlera, në vizion dhe në veprim.


















