Osmani: Institucionet do të punojnë ngushtë me KFOR-in, të dëshmojmë që Kosova mbetet vend i qetë e i sigurt

E publikuar: 11/10/2024 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu (FB)

Presidentja, Vjosa Osmani e ka falënderuar ish-komandantin e KFOR-it Özkan Ulutas, për sigurinë që ka ofruar gjatë shërbimit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, e pra e shtetit, shtoi se institucionet do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me KFOR-in për të treguar që Kosova mbetet vend i qetë, i sigurt dhe paqësor.

Ajo nuk la pa përmendur edhe sulmin në Banjskë, ku u lënduan disa ushtarë të KFOR-it.

“Për 25 vjet keni kaluar me ne në çdo hap, për ta bërë Kosovën një vend të qetë, të sigurt dhe paqësor. Misioni i suksesshëm dhe më i gjatë është ai i KFOR-it. Në emër të vendit tim dëshirojë të tregojë dhe të zotohem edhe një herë se populli i Kosovës, institucionet tona do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me KFOR-in, siç kemi punuar edhe në të kaluarën për të treguar që Kosova mbetet një vend i qetë dhe i sigurt dhe paqësor, që ofron siguri dhe prosperitet qytetarëve, pavarësisht prejardhjes së tyre”,

“Gjatë këtyre 25 viteve ka pasur sfida, ato më të zëshmet kanë qenë ato të shtatorit të vitit të kaluar. Dëshirojë të falënderojë forcat e Kosovës që qëndruan me ne gjatë këtyre kohërave të vështirave dhe posaçërisht gjeneralin Ulutash për  pajisjet logjistike që na ndihmuan për ta mbajtur Policinë e Kosovës të sigurt dhe gjeneral Ulutash për profesionalizmin tuaj”, tha ajo.