Osmani i kundërpërgjigjet Haxhiut për investimet “koti” dhe “keqtrajtimin” e punëtoreve në Kuvend

E publikuar: 10/12/2020 11:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani gjatë seancës së Kuvendit i është kundërpërgjigjur deputetes së AAK-së, Teuta Haxhiu, e cila akuzoi Kuvendin për siç tha ajo investime koti në objektin e Kuvendit.

Haxhiu po ashtu tha se punëtoret që po kryejnë punime brenda Kuvendit po keqtrajtohen.

“Investimet koti, për mu është investim koti që po ndodh në kuvend në aneks, para dy viteve është ndërtuar, pse pas dy vitesh u dasht me ba investime. Shqetësimi që marr nga punëtoret që keqtrajtohen, punëtoret që po i kryejnë punimet. Të ndalen këto investime që janë koti. Kush u ndeshku që nëse për dy vite u dasht me ba prapë investime në Kuvend”, tha Haxhiu

E për këtë ka reaguar Osmani, duke i thënë Haxhiut se i vetmi vendim që është miratuar në këtë mandat është për liftin për persona me nevoja të vecanata, duke thënë se investimet tjera janë nga mandati i kaluar.

Ajo po ashtu tha se përkundrazi nuk kanë shpenzuar por e kanë kthyer në Qeveri buxhetin e tepruar, raporton lajmi.net.

“Kur dilet këtu e flitet për shpenzime të Kuvendit unë detyrohem që të dal dhe të tregoj të vërtetën. Ekziston vetëm një vendim që nga shkurti deri tani që ne e kemi miratuar dhe kemi kërkuar të fillojnë procedurat tenderuese dhe ai është lifit për personat e nevoja të veçanta, asnjë kërkesë tjetër nuk e kemi miratuar. Askush na kabineti im nuk shfrytëzon vetuar, zero janë shpenzimet të drekat e darkat. Kjo legjislatura nuk ka shpenzuar fare ne mëditje. I kemi kthyer buxhet nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve mbrapa me kërkesë të kryesisë, i kemi kthyer në qeveri që ato të përdoren për pandemi. Ajo që quhet aneks i Kuvendit të gjithë deputetet e din që ajo nuk është i këtij mandati por i mandatit të kaluar të gjithë e dim që nuk ka filluar nga ky mandat”, ka thënë Osmani

Osmani po ashtu ka thënë se nëse ka keqtrajtime le të diskutohet në kryesi,

“Nese ka keqtrajtim sic po thuhet për punëtorët nuk është nga Kuvendi por nga Kompanit”, ka thënë Osmani