Këshilltari për medie i presidencës, Bekim Kupina ka reaguar ndaj një deklarate që sot ka bërë analisti i sigurisë Bedri Elezi.
Ky i fundit në një shkrim në Facebook, tha se ka dyshime që presidentja Vjosa Osmani, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, dyshohet se janë përfshirë në spiunazh.
“Presidentja VJOSA OSMANI, dyshohet se ka negociuar lejimin e largimit të anëtarëve BIA-së në rastin e BANJSKA”, tha Elezi.
Statusi i këtij eksperti, sipas Kupinës është një gënjeshtër e kulluar. Madje ai thotë se presidentja Vjosa Osmani është duke përgatitur një padi ndaj Elezit derisa u bënë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që urgjentisht të ndërmarrin masa, bazuar në raportet e shumta të institucioneve të sigurisë, të cilat dëshmojnë aktivitetin e vazhdueshëm të individit Bedri Elezi në dëm të sigurisë kombëtare.
“Presidentja Osmani nuk ka negociuar për lirim të agjentëve të BIA-s, ndaj kjo është gënjeshtër e pastër e individit Bedri Elezi, për ç’gjë Presidentja menjëherë do të përgatisë padi. Ky deklarim i pa vërtetë dhe skandaloz, përbën shpifje të rëndë. Deklarime të tilla, cenojnë jo vetëm kredibilitetin e shtetit, por edhe sigurinë kombëtare”, ka thënë Kupina
Shpifjeve të tilla, thotë se Presidentja do t’u përgjigjet nëpërmjet rrugës ligjore.
“Njëkohësisht, Presidentja u bënë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që urgjentisht të ndërmarrin masa, bazuar në raportet e shumta të institucioneve të sigurisë, të cilat dëshmojnë aktivitetin e vazhdueshëm të individit Bedri Elezi në dëm të sigurisë kombëtare”.