Osmani i dhuron një gur nga Trepça Hovenierit: Është simbol i tokës së lirë, të pavarur e të pandashme të Kosovës

E publikuar: 27/12/2024 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier.

Osmani ka bërë të ditur se në këtë takim, ajo i ka dhuruar Hovenierit një gur nga Trepça,  si simbol i tokës së lirë, të pavarur e të pandashme të Kosovës.

“Një gur nga Trepça si simbol i tokës së lirë, të pavarur e të pandashme të Kosovës, mision për të cilin Ambasadori Hovenier u angazhua për më shumë se dy dekada. Njëkohësisht si simbol i vazhdimit të traditës dhe trashëgimisë së Presidentit Rugova, i cili vendosi themelet e forta të shtetësisë së Kosovës dhe të miqësisë së përhershme me SHBA-të”, ka thënë Osmani. .