Osmani, flet për takimin që nuk pati konsensus

E publikuar: 18/05/2020 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është takuar sot pas një kohë të gjatë në një takim, ku për shkak të pandemisë, nuk janë leju mediat të jenë prezent.

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, para mediave ka folur rreth këtij takimi. Derisa ka thënë se kanë trajtuar formimin për komision hetimor në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID19.

“Sot, e kemi trajtu propozimin e 22 deputetëve  për formimin e komisionit hetimor për menaxhim të pandemisë.

Nga iniciatori me ligj parashihet seanca që ka tri javë kohë që të mbahet dhe deputetër nënshkrues kanë rënë dakord që më 4 qershor të mbahet seanca plenare. Jemi dakordu edhe për një mbledhje tjetër të kryesisë. Dy çështje kemi biseduar që ka pas dakordim për seanca plenare. Janë disa materiale që qeveria i ka dërgu para votimit të mocionit, të dyja do të trajtohen.

Për fat të keq s’kishte konsensus, edhe pse të dyja kanë qenë para votimit të mocionit të mosbesimit. Por, kishte mendime të ndryshme. Ne duhet të presim edhe ca për konsensus.

Kemi një situatë edhe për një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare, të gjitha këto të bëra pas 25 marsit, të negociuara nga Qeveria Haradinaj.

Sygjerimi im ka qenë që të shkohet përpara, ka pas mirëkuptim tek disa, por s’ka aq disponim që të procedohen menjëherë, por ka gatishmëri për gjetje të mundësisë për mosbllokim, pasi që disa kanë afat të caktuar”, tha Osmani.

Ajo tutje shtoi se temat tjera kanë qenë të natyrës teknike.