Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka biseduar në telefon me homologun e saj të Letonisë, Egils Levits, si pjesë e konsultimeve të rregullta të saja me aleatë.
“Diskutuam për marrëdhëniet bilaterale, urgjencën që të liberalizohen vizat për Kosovën dhe rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën”.
“Falënderuese për mbështetjen e palëkundur të Letonisë për integrimin euroatlantik të vendit tonë”, ka shkruar Osmani.