Osmani falënderon ministren e Jashtme finlandeze për mbështetjen drejt integrimit euroatlantik

E publikuar: 24/04/2025 13:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Helsinki është takuar me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.

E para e vendit bën të ditur se e falënderoi ministren për mbështetjen e fuqishme të Finlandës në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Në Helsinki, pata kënaqësinë ta takoj edhe Ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen – një mike e çmuar e Kosovës.
E falënderova për mbështetjen e fuqishme të Finlandës në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, si dhe ritheksova përkushtimin e thellë të Kosovës për forcimin e partneritetit tonë ndërshtetëror. 🇽🇰🇫🇮