Presidentja e Republikës së Kosovës ka nisur sot vizitën e saj të parë shtetërore në Zvicër, e cila po zhvillohet në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal.
Ajo u prit me nderime të larta shtetërore, duke shprehur mirënjohjen për mikpritjen: “Faleminderit mërgatë! Faleminderit Zvicër për këtë pritje madhështore!”


















