
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe rajoni tani jetojnë në paqe falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë, e para e shtetit ka thënë se thirrjet e ShBA-së drejtuar Evropës duhet të merren seriozisht.
Ajo ka theksuar se Evropa s’mund t’ia dalë pa ndihmën e ShBA-së, ndaj duhet të jetë më e hapur ndaj kritikave dhe të mos “zemërohen” por të gjendet zgjidhja për to.
“Në një rajon që nuk ka njohur kurrë paqe, ne tani jetojmë në paqe për shkak të lidershipit amerikan. Për shkak të lidershipit amerikan. Pra, kur Amerika vjen në Evropë me një “thirrje zgjimi”, ne duhet ta marrim atë shumë, shumë seriozisht. Sepse është kryesisht në interesin tonë të sigurohemi që fëmijët tanë të mos kalojnë kurrë atë që ne duhej të kalonim në të kaluarën. Pra, paqja është diçka që duhet ruajtur. Duhet të punoni vazhdimisht për t’u siguruar që ajo të mbijetojë”.
“Dhe në atë kast, nuk mendoj se Evropa mund t’ia dalë pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Kështu që ne duhet të punojmë së bashku. Duhet të jemi pak më të hapur ndaj kritikave. Por ne duhet të gjejmë mënyra se si t’i zgjidhim këto çështje në vend që thjesht të zemërohemi. Kështu që unë mendoj se gjithnjë e më shumë vende evropiane janë të hapura për zgjidhjen e këtyre çështjeve”, deklaroi Osmani.
Presidentja Osmani përmendi edhe paralajmërimin për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga administrata e re, që sipas saj, ani pse në fillim mund të tingëllojë si diçka e dhimbshme, por për rezultatin në fund ajo tha se do jemi mirënjohës.
“Dhe fakti që ata kanë paralajmëruar se do të rrisin shpenzimet e mbrojtjes, shumica e të cilave do të shpallen edhe në samitin e qershorit të NATO-s në Holandë, është një shenjë shumë, shumë e mirëpritur. Dhe, natyrisht, ky është rezultat në masën më të madhe, në fakt, i qasjes që po merr administrata e re. Por duket sikur mund të tingëllojë lënduese në fillim, por në fund, mendoj se të gjithë do të jemi mirënjohës me rezultatet që janë arritur”, tha Osman