Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për shpërthimin në kanalin në Ibër-Lepenc, në Zubin-Potok, të premten në mbrëmje.
Ajo e ka quajtur akt terrorist shpërthimin, duke i drejtuar akuzat nga shteti serb.
“Bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës” e se “do të humbin sërish, në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terroriste”. Mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pakompromis ndaj këtyre elementeve kriminale janë jetike.” – ka shkruar Osmani.