Osmani e ‘pamëshirshme’, nuk e fali asnjë të burgosur në dy vite si presidente

E publikuar: 21/04/2023 22:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vjosa Osmani

Presidentja, Vjosa Osmani në mandatin e saj ka të drejtën ligjore për të falur të burgosurit të cilët i plotësojnë kriteret. Por, as këtë vit siç rëndom bëhej në festa, ajo nuk e ka falur asnjë të burgosur.

Nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut thonë se kjo është e papranueshme dhe e pakuptueshme.

Që nga marrja e mandatit të saj, presidentja Vjosa Osmani nuk e fali asnjë të burgosur në vend.

Kështu, rreth 500 kërkesa të të burgosurve në Qendrat e Paraburgimit në vend, u refuzuan nga ky institucion.

Tëvë1 ka kërkuar përgjigje nga Presidenca për këtë çështje, por përkundër pritjes për më shumë se një javë, ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

E nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut thonë se është e papranueshme dhe e pakuptueshme pse ende nuk është bërë asnjë falje.

Valentina Demolli nga ky Këshill thotë se me këto veprime të presidentes Osmani, ka një zhgënjim dhe mllef tek të burgosurit.

E Gëzim Shala nga Instituti Kosovar për Drejtësi vlerëson se mosfalja e të burgosurve mund të ketë efekte negative.

Paraardhësit e Osmanit e kishin praktikuar faljen e të burgosurve, ku kryesisht këto ishin bërë në festa fetare por edhe kombëtare