​Osmani e Kurti takojnë Blinken në ceremoninë e varrimit të Albright në SHBA

E publikuar: 27/04/2022 16:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, të martën kanë udhëtuar për në SHBA, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Madeleine Albright.

Gjatë ceremonisë, krerët e shtetit janë takuar me Sektetarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Albright ka vdekur në moshën 84-vjeçare më 23 mars të këtij viti.

Ajo ishte sekretare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë luftës në Kosovë.

Ndërkaq vlerësohet për ndikimin e madh për të bindur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe botën për krimet që po kryheshin në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe.