Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, të martën kanë udhëtuar për në SHBA, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Madeleine Albright.
Gjatë ceremonisë, krerët e shtetit janë takuar me Sektetarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Albright ka vdekur në moshën 84-vjeçare më 23 mars të këtij viti.
Ajo ishte sekretare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë luftës në Kosovë.
Ndërkaq vlerësohet për ndikimin e madh për të bindur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe botën për krimet që po kryheshin në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe.