Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot kanë bërë homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit në sheshin qendror të Prishtinës me rastin e 29 vjetorit të rënies së Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës e Hakif Zejnullahut.
Osmani dhe Kurti kanë kujtuar veprën e Zahir Pajazitit dhe bashkëluftëtarëve për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.
Presidentja ka thënë se kjo ditë është frymëzuese për të gjithë popullin e Kosovës.
“Sakrifica e tyre ka vënë themele të forta për Republikën e Kosovës, themele ku qëndron edhe sot shteti i Kosovës”, ka thënë Osmani.

















