Nesër do të shënohet Dita Kombëtare për të Pagjeturit. Janë bërë 25 vjet kur ende nuk dihet fati i mbi 1600 personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
Për të shënuar këtë ditë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të bëjë nderime te memoriali për të Pagjeturit.
Po ashtu në orën 12:00, Presidentja Osmani bën homazhe në kompleksin memorial në Meje të Gjakovës si dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor.