Osmani: Dhuna ndaj grave dhe vajzave është kthyer në epidemi zemërthyese

E publikuar: 25/11/2023 22:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, në Ditën Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave ka reaguar duke thënë se dhuna ndaj gjinisë femëror është bërë një epidemi që po ua shkatërron jetën grave.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave është kthyer në një epidemi zemërthyese që shkatërron jetën dhe shkatërron ëndrrat”, ka shkruar Osmani në “X”.

Më tutje ajo ka bërë thirrje për guxim që të sigurohet drejtësia për viktimat.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave është kthyer në një epidemi zemërthyese që shkatërron jetë dhe shkatërron ëndrra. Ne duhet të jemi të palëkundur në angazhimin tonë për të garantuar drejtësi për viktimat dhe të punojmë pa u lodhur së bashku drejt një bote pa frikë, heshtje dhe diskriminim.”