Osmani dhe Rutte diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

E publikuar: 09/11/2024 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte ku temë diskutimi ka qenë edhe gjendja e sigurisë në vendin tonë, raporton Ekonomia Online.

Po ashtu, Osmani ka thënë se me Rutte ka biseduar edhe për rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në vendin tonë.

“Diskutime të vazhdueshme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në vendin tonë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest ka zhvilluar po ashtu edhe takime tjera të shumta me krerët e vendeve perëndimore. EO